Rashica zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë!

14 Shkurt 2025, 17:52 / SPORT ALFA PRESS

Rashica zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Lidhja jonë nuk do të

Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen kundër Laçit, duket se nuk e ka çuar aq sa ishte planifikuar aventurën e Ermir Rashicës tek Skënderbeu.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21 u shit gjatë merkatos së Janarit nga Skënderbeu tek ekipi i Metalist 1925 Kharkiv në Ukrainë për shifrën e rreth 800 mijë eurove dhe ishte parashikuar që ai të qëndronte me klubin bardhekuq pak më shumë se sa mezi i shkurtit.

Por, mungesa e detyruar në sfidën e të dielës përballë Tiranës, ka bërë që kosovari t’i bashkohet më shpejt ekipit të tij të ri.

Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale, Rashica ka zyrtarizuar largimin nga Skënderbeu, ku iu jep lamtumirën ngjyrave bardhekuqe.

Rashica e cilëson si një ditë të vështirë, largimin nga një klub, që sipas tij i ka dhënë shumë dhe ka kaluar momente të paharrueshme.

“Lamtumirë KF Skënderbeu! Faleminderit për gjithçka! Sot është një ditë e vështirë për mua, sepse më duhet të them lamtumirë një klubi që më ka dhënë kaq shumë. KF Skënderbeu nuk ishte thjesht një ekip, por një familje, një shtëpi e dytë ku kam kaluar momente të paharrueshme. Çdo ndeshje, çdo fitore, çdo sfidë e ka lënë një shenjë të thellë në zemrën time.

Dua të falënderoj presidentin e klubit, drejtuesit e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e zjarrtë të Skënderbeut, që më kanë mbështetur në çdo hap. Edhe pse po largohem, mirënjohja ime për këtë klub do të mbetet e përjetshme. Jam i lumtur për këtë hap të ri në karrierën time dhe i motivuar për të dhënë më të mirën time në këtë aventurë të re. Faleminderit Skënderbeu! Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë”, shkruan Rashica.

Sulmuesi 20-vjeçar u bashkua me Skënderbeun në verën e vitit 2023 nga Trepça 89 dhe në një sezon e gjysmë spikati, duke tërhequr interesime të mëdha.

Këtë sezon, Rashica luajti me korçarët në 24 ndeshje, ku regjistroi nëntë gola dhe dy asiste. Në ceremoninë “Topi i Artë 2024”, Rashica u zgjodh si “Talenti i Vitit”.

 

Po ndodh...

ide