Rasti "Olmo" e mbushi kupën, kërkohet dorëheqja e Joan Laporta-s

Grupet e ndryshme zyrtare të opozitës u bashkuan për të kërkuar dorëheqjen e Joan Laporta-s nga presidenca e Barcelonës. Në një deklaratë të publikuar dje, 10 platformat e anëtarëve ‘blaugrana’ konsiderojnë se lideri kryesor i klubit nuk ka më kapacitet për të mbajtur këtë post dhe duhet t’u hapë rrugë "ideve të reja".
"Një komision i vështirë për t'u kuptuar për rinovimin e kontratës me Nike, tentativa për të kontraktuar një lojtar basketbolli me moral dhe integritet të dyshimtë (Thomas Hurtel) duke përdorur praktika të turpshme, pasiguria e vazhdueshme me “Nou Palau” (arena për sportet), dhe neglizhenca në regjistrimin e Dani Olmo-s dhe Pau Víctor kur kishin katër muaj kohë për ta bërë këtë" janë disa nga arsyet e përmendura, ndërkohë që po ashtu përmendet negociata për një periudhë 20-vjeçare për shfrytëzimin e zonave-vip me fonde nga Arabia Saudite dhe Katari, "vendet me të cilat kjo Drejtori premtoi se nuk do të bënte kurrë tregti", nevoja e menjëhershme për para ka çuar në "humbjen e të ardhurave të ardhshme".
Në dokument kërkohet gjithashtu që Laporta t’i nënshtrohet një mocioni besimi nga anëtarët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


