Real Madrid pranë firmës me “Kroosin e ri” nga Bundesliga, çështje orësh zyrtarizimi

Midis listës së pretendentëve, lojtari gjerman Angelo Stiller është shfaqur në javët e fundit si favoriti për të nënshkruar për mesfushën e Real Madridit.
Lojtari, i rekomanduar nga Toni Kroos, ka një aftësi të shkëlqyer për të gjetur hapësirë në fushë dhe gjithashtu është shumë i rehatshëm në shpërndarjen e topit.
Përveç kësaj, ai ka një cilësi tjetër që i ka munguar ekipit: përkushtimin mbrojtës. Në parim, lojtari është i interesuar të kalojë te Real Madridi. Në Gjermani, raportohet se Stiller ka arritur tashmë një marrëveshje në parim me Real Madridin.
Tani vjen pjesa më e vështirë, e cila është negociata me Stuttgartin, të cilët janë të hapur ta lënë të shkojë… me kusht që marrëveshja të mbyllet me një çmim të caktuar. Në Gjermani, flitet për një marrëveshje me vlerë rreth 50 milionë dollarë. Java e parë e qershorit do të jetë kyçe në negociatat për lojtarin gjerman.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


