
Rei Manaj në historinë e Sivasspor, klubi turk nderon me çmim sulmuesin shqiptar

Transferimi i Rei Manaj te Sivasspor po rezulton një goditje e madhe për klubin turk. Në sezonin e tij të parë me këtë skuadër, Manaj i ka bërë tifozët të dashurohen me të, pasi ka udhëhequr skuadrën drejt rezultateve të rëndësishme.
Ndeshja ndaj Fenerbahces, e luajtur të hënën në Yeni 4 Eylül Stadyumu (Sivas), nuk ka qenë e zakonshme për sulmuesin shqiptar
Lojtari kuqezi, i cili ka realizuar 16 gola në kampionat, është futbollisti që ka shënuar më së shumti gola me fanellën e klubit turk brenda një sezoni. Për këtë arsye, ai u nderua me një çmim, i akorduar nga presidenti Mecnun Otyakmaz.
Me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke duartrokitur tifozët për mbështetjen, Manaj më pas bëri fotografitë përkatëse.
Sulmuesi “tundi rrjetën” ndaj Fenerbahces në pjesën e parë, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Me paraqitjet e bëra në këtë vit futbollistik te Sivasspor, shanset që 27-vjeçari të jetë pjesë e listës së trajnerit të Shqipërisë për Europianin janë të mëdha.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128