Rekordi i pabesueshëm/ Pesë të arta olimpike radhazi, legjenda e mundjes mbyll karrierën

9 Gusht 2024, 07:40 / SPORT ALFA PRESS

Rekordi i pabesueshëm/ Pesë të arta olimpike radhazi, legjenda e

Legjenda e mundjes Mijain Lopez ka mbyllur karrierën e tij të jashtëzakonshme me fitimin e medaljes së pestë të artë në Lojërat Olimpike. 41-vjeçari nga Kuba triumfoi në “Paris 2024”, teksa mbrëmjen e së martës mposhti Yasmani Acosta Fernandez të Kilit në finalen e peshave 130 kg në stilin greko-roman.

Një arritje e pabesueshme nga Mijain Lopez, i cili vendosi një rekord që duket shumë i vështirë për tu thyer, teksa është bërë sportisti i parë në gara individuale që fiton medalje ari në 5 olimpiada radhazi.

Pas triumfin kundër rivalit nga Kili, mundësi kuban u shtri në tapet dhe më pas hoqi këpucët, për t’i vendosur në qendër të tapetit, duke treguar kështu tërheqjen nga sporti, si një prej mundësve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Lopez ka debutuar në Lojërat Olimpike në “Athinë 2004”, duke u renditur në vend të pestë.

Por më pas ai nisi dominimin e paprecedentë me 5 medalje të arta radhazi në “Pekin 2008”, në “Londër 2012”, në “Rio 2026”, në “Tokio 2020” dhe së fundmi në “Paris 2024”.