Revolucion i Manchester United, klubi anglez e nis me dy blerje nga Atalanta
21 Prill 2025, 21:24 / SPORT

Trajneri Ruben Amorim pritet të bëjë ndryshime të mëdha në verë te Manchester United.
Klubi anglez do të bëjë blerje të bujshme, por edhe do të heqë minimalisht 8 lojtarë nga skuadra, të cilët do të shiten ose do të largohen me parametra zero.
United po kërkon mesfushorin e Atalantës, Ederson, të cilin e ndjek prej vitit të kaluar. Ndërkohë, United pëlqen edhe sulmuesin Mateo Retegui.
Gazetari Nicolo Schira raporton se një skaut i klubit ka ndjekur ndeshjen e fundit të Atalantës kundër Milanit, aty ku ishte edhe Sylvinho.
“Djajtë e Kuq” kanë nisur tashmë bisedimet me agjentët e lojtarëve dhe pritet që lajmet të konkretizohen me lëvizje zyrtare. Ederson dhe Retegui së bashku kushtojnë 90 mln euro.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Nga Edison Ypi
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
Nga Andrea Danglli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

