Rey Manaj shënon golin e parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Rey Manaj ka treguar potencialin e tij duke shënuar golin e parë me Al Sharjah, ekipin e ri ku kaloi në verë. Për 1/8 e Kupës së Emiratave të Bashkuara Arabe, Manaj ndëshkoi Dibba Al Fujairah.
Duhej minuta e 22-të që miqtë të fitonin një penallti, kjo kthyer në gol nga lushnjari. I "ftohtë akull" para portës, Manaj nuk gaboi dhe gjeti golin duke i dhënë epërsinë të tijve.
Kujtojmë se ai la Sivasspor në Turqi dhe u bashkua me Al Sharjah. Sulmuesi është pjesë e listës së Sylvinhos dhe nesër do bashkohet me Kombëtaren në Malaga. Shqipëria luan më 4 shtator miqësoren kundër Gjibraltarit dhe më 9 shtator ndeshjen kualifikuese për Grupin K të Kupës së Botës kundër Letonisë në Tiranë.
Veç Manaj, këtë fundjavë te goli dolën edhe Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


