Ringjallja e Mançester Sitit nis me një egjiptian, “qytetarët” bëhen gati të shpenzojnë 80 milionë euro për sulmuesin

Mançester Siti duket se po përgatitet që në pjesën e dytë të sezonit, të kthehet përsëri skuadra e pamëshirshme e cila ka dominuar futbollin britanik në vitet e fundit.
Ekipi i Guardiolës, ka piketuar edhe atë që është përforcimi i parë i madh i kësaj merkatoje të janarit, ku “qytetarët” kanë shumë gjëra për të rregulluar pasi e shohin veten larg kreut në kamponat.
Klubi dhe sulmuesi egjiptian, Omar Marmush, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë një marrëveshje parimore për detajet financiare të kontratës që pritet të lidhë 25-vjeçairn me anglezët e drejtuar nga Pep Guardiola.
Tashmë pritet që të gjendet akordi edhe me Eintraht Frankfurt, klubin që zotëron kartonin e tij, por bëhet e ditur se Mançester Siti është gati të shpenzojë 80 milionë euro për lojtarin i cili pritet të bëhet partneri i Erling Haland në repartin e avancuar. Një shifër që tregon edhe një herë se Siti nuk ka ndër mend të heqë dorë nga objektivat madhorë që ka, ndonëse për shumëkënd skuadra e Guardiolës ishte e destinuar që të mbyllte këtë sezon pa trofe e lavdi për shkak të çështjes së 115 shkeljeve financiare.
Po ndodh...
ide
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
Sa larg do të shkojë Europa për të mbrojtur Groenlandën nga Trumpi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
