Roma fiton ndaj Venezias, vendos goli i Dybalas

9 Shkurt 2025, 15:43 / SPORT ALFA PRESS
Roma fiton ndaj Venezias, vendos goli i Dybalas

Në stadiumin "Pierluigi Penzo" vendasit e Venezias u mposhtën 0-1 nga Roma.

Skuadra e Ranierit ia del të rikthehet te tri pikët, paçka se është shumë larg objektivave.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e vetëm të ndeshjes.

Në minutën e 57-të Dybala ktheu në gol një penallti të dyshimtë që u kontenstua nga Venezia.

Me 34 pikë Roma merr vendin e nëntë, ndërsa Venezia me 16 pikë mbetet në pozitën e 19-të.

Po ndodh...

ide