Roma kërkon 60 milionë euro, Juventusi bën ofertën e parë për Zaniolon

25 Qershor 2022, 11:16 / SPORT ALFA PRESS

Roma kërkon 60 milionë euro, Juventusi bën ofertën e

Nicolo Zaniolo, vazhdon të mbetet një objektiv kryesor për skuadrën e Juventusit. Mesfushori italian, prej kohësh ndiqet nga bardhezinjtë.

Roma kërkon të paktën 60 milionë euro, për të lënë të lirë italianin dhe nuk do të pranonin një ofertë poshtë kësaj shume.

Në krahun tjetër, ditën e sotme, mediat italiane raportojnë, se Juventusi ka bërë ofertën e parë. “Zonjë e Vjetër” ka ofruar 25 milionë euro dhe një nga mesfushorët, Arthur ose McKennie.

Te Roma ende nuk kanë marrë një vendim, për propozimin e Juventusit, por në orët e ardhshme pritet të ketë një përgjigje.



Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128