Rubin Kazan “josh” Dakun, i rrit pagën për të rinovuar kontratën

23 Mars 2025, 16:27 / SPORT ALFA PRESS

Rubin Kazan “josh” Dakun, i rrit pagën për të

Në Rusi pyesin të habitur. Përse Mirlind Daku nuk është futbollisti më i paguar në klubin e tij, Rubin?

Këto pyetje bëhen ndërsa afron fundi i sezonit, pra edhe skadenca e kontratës së sulmuesit kuqezi në Kazan.

Drejtori I përgjithshëm I Rubinit, Aleksandr Aibatov, ka deklaruar për mediat ruse se dëshira e të gjithëve është që ylli I kombëtares shqiptare të rinovojë kontratën, dhe se akordi Ii tij do të jetë shumë më fitimprurës për të.

“Ai do të marrë para të mira”, – janë fjalët e Aibatovit. Siç njoftohet, rroga e Dakut tani për tani është 500 000 euro në sezon.

Ndonëse ai është lojtari më I mirë I Rubinit, me më shumë gola dhe asiste, dhe njëri nga më të mirët në Premier Ligën ruse, sërish ka lojtarë, ndonëse ata janë shumë pak, që paguhen më shumë se ai, deri në 950 000 euro në sezon.

Se ç’do të thotë “para të mira”, kjo nuk mund të shpjegohet qartë, por duke u bazuar te kontributi I Dakut, dhe te kërkesat nga jashtë për të, ekziston mundësia që sulmuesi të arrijë në 1 milionë euro në sezon, apo ndoshta deri në 1.5 milionë.

Nuk është pak në kampionatin e një vendi të madh, por që është në luftë, ndonëse tek Zeniti, Krasnodari rroga e lojtarit më të paguar arrin në 5 milionë euro në vit.

Po ndodh...