Rumunët vazhdojnë fyerjet raciste ndaj Kosovës, “viktimë” ishte Astrit Selmani

Pasojat e skandalit të Rumani-Kosovë, ku pati thirrje-antishqiptare, vijojnë të ndihen ende.
Së fundmi, sulmuesi nga Kosova, Astrit Selmani, i cili kryeson listën e golashënuesve në elitën e futbollit rumun, ka thënë se nuk është pritur mirë nga tifozët e Petrolul, në sfidën ku skuadra e tij, Dinamo Bukuresht, fitoi me shifrat 0-1.
“Duhej të kishim shënuar katër ose pesë gola, nuk kam pasur kurrë në karrierë kaq shumë raste të pastra. Luajta mirë, diferenca në fushë ishte shumë herë më e madhe nga ajo që tregon rezultati. Ata më mallkuan nga nëna, babai, motra. Një nga lojtarët e tyre mi vështirësoi akoma edhe më shumë gjërat, Marian Huja.
Tifozët po më fyenin dhe po më provokonin, por nuk është hera e parë që më shajnë në këtë mënyrë”, tha Selmani, i cili ishte edhe autori i golit të vetëm të ndeshjes.
-
Koha për Brojën, sulmuesi kuqezi mund të luajë me Everton U21
25 Nëntor, 16:30
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

