
Sabah Bizi u nda nga jeta, presidenti i Vllaznisë: Shembull frymëzimi për brezat

Alban Xhaferi, presidenti i Vllaznisë së futbollit ka reaguar dhe ka shprehur ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të legjendës Sabah Bizi.
Shembull frymëzimi, kështu shprehet Xhaferi për ish-futbollistin kampion të Vllaznisë dhe Kombëtares i cili mbylli sytë këtë të enjte në moshën 77-vjeçare.
"Lamtumirë “Nderi i Kombit” Sabah Bizi! Legjenda e Vllaznisë tonë dhe e futbollit shqiptar, Sabah Bizi.
Një shembull frymëzues për të gjithë brezat duke lënë pas një karrierë të ndritshme në futboll. FItues i titujve kampionë dhe kupave, ku debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.
Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.
Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Beckenbauer dhe duke eleminuar Gjermanine.
Dua t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur. I perjetshem qoftë kujtimi yt Mjeshtër", shkruan Xhaferi.
-
Futbolli shqiptar në zi! Ndërron jetë “ikona” e Shkodrës
16 Janar, 13:47

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128