Serie A/ Lacio “ia merr dorën” Napolit, e mposht për herë të dytë brenda pak ditësh
8 Dhjetor 2024, 23:21 / SPORT

Lazio i shkakton humbjen e dytë radhazi Napolit brenda pak ditësh, duke u konfirmuar makthi i Antonio Contes në këtë sezon.
Pas disfatës 3-1 në “Olimpico” në Kupën e Italisë, napolitanët zhgënjyen edhe para publikut të tyre në stadiumin “Maradona” në javën 15-të të Serisë A, ku u mposhtën 0-1.
Pas një pjesë të parë të dominuar me raste nga vendësit, ndryshimi i rezultati erdhi në minutën e 79-të: Tijjani Noslin dha një asist perfekt për Gustav Isaksen, që lëvizi bukur për të krijuar hapësirën e goditjes, duke e dërguar topin atje ku nuk mund ta arrinte kurë Meret.
Napoli me këtë disfatë humb vendin e parë në renditje, që aktualisht mbahet nga Atalanta me 34 pikë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

