Shehi fikson titullarët, ja si pritet të rreshtohet Partizani në finalen e titullit

23 Maj 2024, 17:06 / SPORT ALFA PRESS

Shehi fikson titullarët, ja si pritet të rreshtohet Partizani në
Të dielën në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, Partizani dhe Egnatia do të luajnë finalen e “Final 4” nga ku do të dalë ekipi kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2023-2024.

Trajneri durrsak, Orges Shehi, pritet të mos e ndryshojë formacionin startues në këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Prej javësh trajneri ka arritur të gjejë pikat e duhura të referimit dhe të caktojë 11-shen standarde që duhet të zbresë në fushë në ndeshje kaq të rëndësishme.

Kështu, Qirko duket sikur e ka “blinduar” vendin mes shtyllave, ndërsa edhe Sembene ka fituar avantazh ndaj gjithë mbrojtësve të tjerë. Sota, Hadroj dhe Atanaskoski konsiderohen të palëvizshëm.

Edhe mesfusha është 100% e caktuar, me Maget-Murataj-Rrapaj, që janë ndër mesfushat më të mira të këtij kampionati. Në sulm pritet që Shehi ta nisë me treshen startuese kundër Skënderbeut, me Skukën, Mba dhe Bintsuka.

Tedi Cara, tashmë i rikuperuar nga dëmtimi, me shumë mundësi do të gjejë minuta në të dytën, për të zëvendësuar një mes Skukës dhe Bintsukës. Gjithsesi, deri të dielën planet edhe mund të ndryshojnë.

Shehi fikson titullarët, ja si pritet të rreshtohet Partizani në

 

Po ndodh...