Sherr mes lojtarëve të Partizanit dhe Tiranës

2 Tetor 2022, 22:24 / SPORT ALFA PRESS

Sherr mes lojtarëve të Partizanit dhe Tiranës

Sikur të mos mjaftonin të gjithë episodet e krijuara gjatë lojës, derbi mes Partizanit dhe Tiranës është shoqëruar me tensione edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Një sherr ka ndodhur mes lojtarëve, ku shkak është bërë një flamur.

Flamuri “Tirona” është i pranishëm kudo ku ndodhen “Fanatics”, por këtë herë ka qenë Aleksi i cili ua morri tifozëve të Tiranës dhe e vendosi në mes të fushës së Air Albania.

Në këtë moment, ndërhynë  lojtarët e Partizanit të cilët kërkuan që të hiqej nga aty. Pasi situata u tensionua ndërhyri dhe sigurimi duke vendosur qetësi, ndërsa pritet që të ketë masa disiplinore për lojtarët dhe klubet.

 

Po ndodh...