Shifra rekord, Shqipëria shkon në “play-off” me numra fantastik

Me 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, Shqipëria mbylli këtë fushatë kualifikuese me shifra rekord. Nga Anglia tek Anglia, 2 humbjet e vetme erdhën pikërisht ndaj “Tre Luanëve”, për her të parë kuqezinjtë pësojnë vetëm 2 humbje në një fushatë të tillë. Pjesa e mbetur ishte thjesht perfekte, mbi të gjitha për faktin që i morën 4 pikë rivalit direkt, Serbisë, duke i nxjerr këta të fundit nga Botërori.
Me 7 gola të shënuar 5 të pësuar, Shqipëria e mbylli me golavarazh plus 2, për herë të parë në histori mbyllin një kualifikuese Botërori me golavarazh pozitiv golash. Përpara sfidës së fundit ndaj Anglisë, Shqipëria numëronte 5 fitore radhazi, si kurrë më parë.
“Qershia mbi tortë” e këtij rrugëtimi ishte fakti që për herë të parë sigurojnë prezencën në fazën “play-off” të një Botërori. Këto shifra e bëjnë dhe më të bukur këtë arritje historike duke ndezur edhe një herë besimin se ky grup, kjo përfaqësuese mund të shkojë larg.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

