Shifrat nuk gënjejnë, Sokol Cikalleshi futet në historinë e Konyaspor

Falë eksperiencës që e karakterizon, Sokol Cikalleshi i ka dhënë një ndihmë të madhe Konyasporit. Në Turqi flasin për shifrat e Cikalleshit, të cilat e shndërrojnë atë në një futbollist që ka shkruar histori me këtë klub.
Sulmuesi shqiptar është lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në kampionat, për skuadrën e Konyaspor. 33-vjeçari, i cili nënshkroi për këtë skuadër në sezonin 2020-2021, kontribuoi për ekipin e tij me 8 gola dhe 3 asiste në 35 ndeshje në Superligën turke. Ai numëroi 10 gola dhe 2 asiste në 34 ndeshje në sezonin 2021-2022.
Cikalleshi, i cili realizoi 29 gola në 98 ndeshje me Konyaspor në Superligë, la mbrapa Bajic, i cili shënoi 26 gola në 91 ndeshje në sezonet 2015-2016, 2016-2017 dhe 2019-2020. Te Konyaspor janë të lumtur me paraqitjet e lojtarit, Cikalleshi ka kontratë ekzistuese deri në vitin 2025.
-
Barcelona hedh vështrimin te Leipzig, synohet ylli i Bundesligës
18 Prill, 18:24 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


