Shkëndija pëson 5 gola dhe eliminohet prej Qarabakut nga Championsi, shkon në ‘play-off’-in e Ligës së Europës

12 Gusht 2025, 21:06 / SPORT ALFA PRESS
Shkëndija pëson 5 gola dhe eliminohet prej Qarabakut nga Championsi,

Shkëndija e Tetovës i jep lamtumirën Championsit. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 në transfertë nga Qarabak, duke u eliminuar në turin e tretë.

Për skuadrën e Beqirit golin e vetëm e shënoi Tamba në minutën e 10-të.

Më pas azerët e Qarabakut shënuan 5 gola.

Shkëndija kështu shkon në “play-off” të Ligës së Europës dhe ka të garantuar minimalisht grupet e Ligës së Konferencës.

Po ndodh...

ide