Shpërdoroi shumë, Daku “tërbon” trajnerin dhe mediat në Rusi: Tani e kuptojmë përse nuk e ftoi Sylvinho

2 Prill 2024, 19:06 / SPORT ALFA PRESS

Shpërdoroi shumë, Daku “tërbon” trajnerin dhe mediat
Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku dhuroi asist dhe realizoi një gol në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Akhmat Grozny në fundjavë. Gjithsesi, Daku shpërdoroi shumë, çka ka sjellë edhe kritikat e trajnerit të Rubin Kazan.

Unë i thashë Dakut që kjo marrëzi është e papranueshme, duhet t’i trajtojmë më me kujdes momentet që na krijohen në sulm, sepse janë raste të krijuara nga i gjithë ekipi dhe sulmuesi duhet t’i realizojë. As një gol dhe një asist nuk mjaftojnë. Ne marrim numrin e rasteve dhe kishte shumë të tjera që duhej të ktheheshin në gol” – tha trajneri.

Nuk kanë munguar fjalët negative as nga mediat.

Tani e kuptuam se pse Silvinjo e la jashtë Shqipërisë. Me gjithë dobinë e Mirlind Dakut në veprimet sulmuese: shpejtësi, i fort në lojën një kundër një, driblim, është e vështirë të injorosh performancën e tij të tmerrshme. Vetëm pesë gola në 22 ndeshje në kampionat. Daku kishte të paktën 4 raste në ndeshjen kundër Akhmat, realizoi vetëm 1 gol. Dhe në golin që realizoi ishte me portën e boshatisur pasi kishte goditur traversën më parë. Në pjesën e dytë Mirlindi mund të ishte përjashtuar me karton të kuq. Kishte një rast flagrant për të shënuar gol, shkoi të driblonte portierin, humbi topin dhe më pas tentoi t’ia merrte nga duart portierit. Arbitri vërshëlleu, Daku mund të kishte marrë kartonin e dytë. Mund të merret me mend se pse Daku nuk u thirr nga Shqipëria për ndeshjet e kaluara miqësore. Vetë Mirlindi nuk e dinte arsyen, por përgjigja është e qartë. Daku krijon shumë raste, por shënon pak gola. Në verën e Euro 2024 Shqipëria do të luajë kundër Spanjë, Kroacisë dhe Italisë, nuk do të ketë më nga 3-4 raste për të shënuar gol. Në të njëjtën kohë, te Rubin Kazan kanë shumë besim se Daku shkon në Europian” – shkruajnë në Rusi.