Shpërthen te Juventusi, krisje totale me Vlahoviç. Sulmuesi serb nuk pranon ofertën për të rinovuar kontratën

9 Janar 2025, 11:13 / SPORT ALFA PRESS

Shpërthen te Juventusi, krisje totale me Vlahoviç. Sulmuesi serb nuk

Janari është muaji i Dushan Vlahoviçit. Në datën 28 të këtij muaji, sulmuesi serb do të mbushë 25 vjeç, dhe po rreth atyre ditëve, do të festojë 3 vjetorin e tij si futbollist i Juventusit duke parë se është transferuar nga Fiorentina në janarin e vitit 2022.

Koha kalon, por Vlahoviç nuk ka qenë kurrë më larg me Juventusin sesa tani. Numri 9 është shumë pranë divorcit me “Zonjën”, duke parë se e ardhmja e tij është shumë e paqartë. Kontata e tij aktuale skadon në vitin 2026 dhe sulmuesi serb duket sikur nuk ka asnjë qëllim për të rinovuar pasi ka dëgjuar kushtet ekonomike që klubi bardhezi i ka ofruar. Për këtë arsye, Juventusi është hedhur në merkato për të gjetur sa më parë një zëvendësues të tij, por njëkohësisht e ka hedhur edhe Vlahoviçin në merkato në mënyrë që mos ta humbasë me parametër zero. Largimi i tij që në janar shihet pas i vështirë, por palët janë shumë larg njëra-tjetrës dhe shanset që ai të largohet në merkaton e verës janë tepër të larta. Për këtë arsye, Xhuntoli nuk duhet të gjejë vetëm një klub që do blej serbin, por edhe një sulmues që do ta zëvendësojë.

SITUATA E RINOVIMIT- Juventusi kërkon që ta mbajë në skuadër dhe është i hapur për një rinovim, por jo me të njëjtat shifra që përfiton tani (12 milionë euro në sezon). Nga ana tjetër, sulmuesi nuk është i hapur për të shkurtuar rrogën e tij, madje propozimin e parë të bërë nga drejtuesit bardhezi e ka refuzuar. Ideja e Vlahoviçit megjithatë, është që të qëndrojë deri në fundin e kontratës së tij dhe më pas të largohet me parametër zero. Një skenar ky që Juventusi nuk ia pranon kurrë, sidomos pasi për të ka investuar mbi 80 milionë euro.

OBJEKTIVAT- Si me Vlahoviç ashtu edhe pa të, Xhuntoli është i detyruar të ndërhyjë për një sulmues në merkaton e janarit, pasi Milik është dëmtuar sërish dhe nuk jep aspak siguri. Por Xhuntoli kërkon një sulmues edhe për të përgatitur skuadrën pa Vlahoviçin, si dhe për t’i dhënë një mesazh të qartë këtij të fundit. Por kush janë emrat që Juvja kërkon? Për momentin në sulm janë tri emra. I pari dhe më i preferuari nga Tiago Mota është Xhoshua Zirzke.

Ky i fundit është duke kaluar një periudhë të vështirë në Premier Ligë me Juanjtidin dhe kërkon të largohet sa më parë. Te Juventusi do të ritakohet me trajnerin që shkëlqeu te Bolonja. Nga ana tjetër, një pistë e fortë është edhe ajo e Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez nuk është më në planet e PSG-së që për më tepër dëshirojnë të afrojnë Vlahoviçin. Kjo është një tjetër pistë që në verë mund të sjellë fryte. Në fund të listës është Niklas Fylkrug, sulmuesi i Uest Hamit që gjithashtu nuk po kalon një periudhë të mirë dhe dëshiron të largohet nga Anglia. Për të Juvja shihet si vendi ideal.

 

Po ndodh...