Data/ Shqipëria e nis Ligën e Kombeve në fushë asnjëanëse përballë Ukrainës

9 Shkurt 2024, 16:42 / SPORT ALFA PRESS

Data/ Shqipëria e nis Ligën e Kombeve në fushë

Pas shortit, është zbardhur dhe kalendari që Shqiperia do të ketë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë do ta nisin në fushë asnjëanëse përballë Ukrainës  në 7 shtator, pasi për shkak të luftës kjo kombëtare nuk i luan në shtëpi ndeshjet.

Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.

Në muajin tetor, Kombëtarja luan dy ndeshje në transfertë, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndërsa dy ndeshjet e fundit të grupit Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi ndaj Çekisë dhe Ukrainës. 

 

Po ndodh...