
Shqipëria me mungesa në përballjen me Letoninë, pas Gjimshitit edhe Ajeti, shkak dëmtimi në këmbë

10 Qershor 2025, 12:01 / SPORT
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128