Situatë e tensionuar në Serbi, nuk largohet vetëm Stojkoviç. Federata del me njoftim zyrtar

12 Tetor 2025, 12:05 / SPORT ALFA PRESS

Situatë e tensionuar në Serbi, nuk largohet vetëm

Dragan Stojkoviç zyrtarisht nuk është trajner i Serbisë. Federata ka njoftuar largimin e teknikut, që paraqiti dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Situata ishte e tensionuar te Serbia, ndërsa po ashtu Goran Doroviç është larguar.

Doroviç me të gjithë ndihmësit e Stojkoviç tashmë nuk janë pjesë e Serbisë. Në Andorra udhëton një tjetër staf dhe federata ka publikuar detaje.

Federata e Serbisë ka njoftuar se drejtimin e skuadrës e merr Zoran Mirkoviç. Ky i fundit është trajner i Kombëtares U-21.

Të premten e ardhshme, do të ketë mbledhje për të vendosur trajnerin e ri. Emri i Veljko Paunoviç qarkullon si pasuesi i Stojkoviç deri tani.

 

Po ndodh...

ide