Situatë kaotike te Tirana, lojtarët nuk paguhen prej disa muajsh

Tirana po përballet me një situatë kaotike këtë sezon. Bardheblutë shkarkuan trajnerin Bledi Shkëmbi, për mungesë rezultatesh dhe shpresojnë se me një trajner të ri, do të ndryshojnë kurs.
Megjithatë, duket se lojtarëve iu mungon motivimi në fushë dhe e kanë një arsye për këtë. Sipas “Tv Klan”, futbollistët bardheblu, nuk kanë marrë pagat e tyre për 3-4 muajt e fundit. Në këto kushte, pasiguria financiare është reflektuar në fushën e lojës.
Edhe mungesa e luajtjes së ndeshjeve në kryeqytet, pranë tifozerisë ka ndikuar së tepërmi. Fusha e “Selman Stërmasi” është në kushte të papërshtatshme për të zhvilluar ndeshje futbolli.
Kjo e bën edhe më të vështirë situatën për stafin pasardhës që do i duhet të përballen me faktorin psikologjik, kushtet financiare dhe mungesën e një stadiumi.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

