
Skandal në Formula 1, drejtuesi i skuadrës jep dorëheqjen dhe zhduket në Dubai. Një bagazh makine i mbushur me para dhe hija e Putin në sfond

Skuadra e Alpine në Formula 1 ka pësuar një ndryshim shumë të rëndësishëm këtë javë. Shefi i skuadrës, 37-vjeçari anglez Oliver Ouks, dha dorëheqjen këtë të martë nga detyra e tij, duke i lënë vendin italianit Flavio Briatore.
Ouks ishte në Majemi gjatë garës së fundjavës, por më pas erdhi vendimi i papritur. Për të tjerët, por jo për botën e Formula 1, pasi me sa dukej, të gjithë ishin të bindur se kjo do të ndodhtë shumë shpejt. Arsyeja është një histori e denjë për filmat me spiunë.
Britanikja “The Telegraph” raporton se vëllai i tij, Uilliam, ishte arrestuan më 2 maj në zonën e Silverstonit, ku gjendet edhe pista e famshme automobilistike. Policia kishte ngritur ndaj tij akuza për pastrim parash për aktivitete kriminale, pasi ishte gjetur me sasi të mëdha me vete, në bagazhin e makinës së tij.
Problemi? Uilliam Ouks është bashkëdrejtuesi i Hitach Grand Prix, skuadrës së garave që zotëron Oliver, tashmë ish-drejtues në Formula 1 i cili motivoi vendimin e tij me “arsye personale”. Ai kishte blerë Hitach Racing në vitin 2015 dhe mori pjesë në Formula 3 me pilotë si Nikita Mazepin dhe Xhorxh Rasëll. Në vitin 2020, Hitach GP mori pjesë në Formula 2 me Mazepin si pilot. Në atë periudhë, skuadra ishte 75% në pronësi të babait të Nikita, Dmitri Mazepin, i cili është një njeri i afërt i Vladimir Putin.
Nëntë ditë para se Rusia të sulmonte Ukrainën në shkurtin e vitit 2022, Ouks mori në pronësi të plotë ekipin, duke blerë aksionet e Mazepin vetëm 3 ditë para se Anglia të vendoste sanksione për të gjithë njerëzit e afërt të Putin. Një lëvizje që u përmend edhe në parlamentin britanik.
Për momentin nuk ka asnjë deklaratë apo informacion për lidhje direkte të Oliver me arrestimin e vëllait të tij. Por është fakt që Oliver ka udhëtuar pas garës në Majemi drejt Dubait, dhe që atëherë, askush nuk di më gjë për të.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128