Skuka shpëton Partizanin në Ligën e Konferencës, të kuqtë barazojnë në transfertën estoneze

10 Korrik 2025, 21:11 / SPORT ALFA PRESS

Skuka shpëton Partizanin në Ligën e Konferencës, të

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju në Kadrioru Staadion (Tallinn), në sfidën e parë të turit të parë të Conference League.
Vendasit nga Estonia e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, teksa rrezikuan menjëherë portën e kuqe.
As ekipi i Gegës nuk qëndroi “duarkryq”, “flirtoi” me golin pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka.

Pjesa e dytë fillon me gol për Nomme Kalju, me Manilan që dërgoi topin në rrjetë. Partizani reagoi shpejt dhe vendosi ekuilibrat me Skukën.

Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që luhet pas disa ditësh.

 

Po ndodh...

ide