Slogane anti-Kosovë, CAS refuzon apelimin e Rumanisë kundër sanksioneve të UEFA-s
13 Shkurt 2025, 18:31 / SPORT

Federata e Futbollit të Rumanisë ka humbur apelimin kundër dënimit të dhënë nga UEFA për këngët raciste të tifozëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës në Ligën e Kombeve, nëntorin e kaluar.
Si pasojë, Rumania do ta luajë ndeshjen e saj të parë shtëpiake në kualifikueset për Kupën e Botës 2026 me dyer të mbyllura, kundër Bosnjë-Hercegovinës, më 21 mars.
Ky rast është i pari nga dy apelime të ndryshme në Gjykatën Arbitrare të Sportit (CAS) lidhur me ndeshjen e trazuar Rumani-Kosovë.
Gjatë takimit, tifozët rumunë kishin hedhur slogane pro-Serbi, të cilat ishin ofenduese për lojtarët dhe tifozët e Kosovës. Si pasojë, ekipi i Kosovës refuzoi të vazhdonte lojën. Më pas, UEFA i dha Rumanisë fitoren 3-0 në tavolinë.
-
-
Biseda Trump-Putin për Ukrainën, Zelensky: S’ka marrëveshje pa ne
13 Shkurt, 18:16
Po ndodh...
ide
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
Nga Kreshnik Spahiu
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

