Spanja me objektiva, trajneri De La Fuente: Ëndërroj të kem një ekip si në 2008-2012

Me i qeshur se asnjë herë tjetër, më i çlirët dhe serbes në ato që do thote, por edhe dinak në dredhimin e disa përgjigjeve specifike, kanë karakterizuar konferencën për shtyp të trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente. Dredharak në atë që ka deklaruar për Jamalin, dhe natyrisht për kualifikimin, i cili duket është vetëm çështje matematikore. Kupa e Botës është trofeu që vërteton se je më i miri në botë.
Së pari, duhet të kualifikohemi dhe pastaj, kur ka vërtet rëndësi, duhet të jemi të saktë. “Një nga pikat tona të forta është grupi i ngushtë që kemi. Kemi qenë një grup i ngjashëm për dy ose tre vjet tani, dhe kjo ndihmon që futbolli të dalë dhe të rrjedhë në mënyrën më të mirë, dhe kjo na bën më të fortë se të tjerët. Por për momentin nuk e shoh veten duke luajtur në Kupën e Botës, mund të duket çmenduri, por ne ende duhet të kualifikohemi.
Edhe duke bërë gjithçka në mënyrë perfekte, ne jemi ende në mëshirën e rezultateve të tjera. Tani po e vizualizoj. Nuk mund të jap emra legjendë që po kërkoni. Personalisht jam aq i lidhur me këta lojtarë sa dua që të gjithë të bëhen legjenda. Mbi të gjitha, dua që të kujtohen nga të gjithë, të jetë një ekip kombëtar si ai nga viti 2008 deri në vitin 2012, i cili ishte legjendar. Ky ekip është në rrugën e duhur për këtë dhe këta lojtarë kanë mundësinë të bëjnë histori” ka thënë në hyrje De la Fuente.
Më pas disa fjalë të përgjithshme për Lamin Jamalin, dhe asgjë konkrete, duke dashur të thotë se nuk ka çështje të tillë dhe gjithçka është ezauruar. “Lajmi më i mirë është se ai ka edhe 15 vjet të mbetura në kontratën e tij. Duhet të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. E tashmja do të thotë të mbështetemi te lojtarët që kemi, të fitojmë dhe praktikisht të sigurojmë kualifikimin, dhe ky është fokusi ynë. Gjithçka mund të përmirësohet dhe të gjithë do të përpiqen të përmirësohen, por ajo që duhet të përmirësojmë është performanca jonë nesër. Po bëjmë mirë dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


