Spektakël në javën e parafundit të La Liga, Mallorca e Muriqit siguron qëndrimin në elitë

20 Maj 2024, 00:04 / SPORT ALFA PRESS

Spektakël në javën e parafundit të La Liga, Mallorca e
Këtë të dielë u luajt java e parafundit e La Liga-s ose thënë ndryshe raundi i 37-të. Kampionët e Real Madrid u ndalën në barazimin 4-4 në transfertën e Villarreal, në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar.

Golat për vendasit i shënoi të katërt Sorloth, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës në minutat 39’, 48’, 52’ dhe 56’, teksa për “Los Blancos” shënuan Guler dy gola në minutat 14’ dhe 45+2’ dhe Joselu dopietë në minutat 30’ dhe 40’, teksa pas këtij takimi Villarreal renditet në vend të tetë me 52 pikë, teksa Reali shkon në kuotën e 94 pikëve.

Në krahun tjetër, Barcelona triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Rayo Vallencano në javën e 37-të të La Liga. “Blaugrana”-t diktuan ritmin e sfidës, me golat që u shënuan nga Lewandowski në minutën e 3’ dhe dygolëshi i Pedri në minutat 72’ dhe 75’, teksa pas kësaj jave Barcelona renditet në vend të dytë në kuotën e 82 pikëve, teksa Rayo Vallecano renditet në vend të 16-të me 38 pikë.

Mallorca e mbyll me barazimin 2-2 ndeshjen ndaj Almeria dhe shpëton sezonin, duke siguruar qëndrimin në La Liga për edicionin e ardhshëm. Golat për skuadrën e Mallorca u shënuan nga Larin në minutën e 29’ dhe Darder në minutën e 83’, ndërsa për Almeria rrugën drejt rrjetës e gjetën Arribas në minutën e 41’ dhe Langa në të 66’.

Pas kësaj jave Mallorca renditet në vend të 17-të me 37 pikë, katër pikë më shumë se Cadiz i vendit të 18-të, me këta të fundit që pas barazimit pa gola ndaj Las Palmas ra matematikisht nga La Liga, ndërsa Almeria e vendit të fundit mbetet në kuotën e 18 pikëve.