Sqarimi i Ancelotti-t: Davide është në bisedime me një ekip europian, nuk do të më ndjekë

27 Maj 2025, 16:48 / SPORT ALFA PRESS

Sqarimi i Ancelotti-t: Davide është në bisedime me një ekip

Carlo Ancelotti ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re si trajner i kombëtares së Brazilit.

Në konferencën e prezantimit, ai shpalli listën e parë të lojtarëve të grumbulluar për sfidat kualifikuese të Amerikës së Jugut kundër Ekuadorit (në Guayaquil) dhe Paraguajit (në Sao Paulo), duke përzgjedhur 25 emra mes konfirmimeve dhe surprizave.

Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte një tjetër njoftim i rëndësishëm: Davide Ancelotti, djali dhe ndihmësi i tij besnik në aventurat me Real Madridin dhe Milanin, nuk do të jetë pjesë e stafit teknik të Brazilit.

Arsyen e sqaroi vetë trajneri legjendar në konferencën për shtyp:

“Aktualisht është në negociata me një skuadër europiane. Kështu që mendova se ishte e drejtë të mos vinte me mua.

Nëse gjen ekip, i uroj gjithë të mirat. Nëse jo, është gjithmonë i mirëpritur të kthehet pranë nesh.”

Sipas burimeve pranë klubit, gjithçka tregon se Davide Ancelotti është pranë emërimit si trajner i ri i Rangers, duke nisur kështu rrugëtimin e tij të parë si trajner i parë.

Në mungesë të tij, Paul Clement do të jetë zëvendës i Ancelotti-t në stafin e Brazilit.

Një figurë me përvojë, që ka punuar më parë me italianin në disa prej klubeve më të mëdha europiane.

Stafi teknik i “Seleçaos” do të plotësohet gjithashtu me analistë, ndihmës dhe mjekë vendas.

Një faqe e re nis për dy Ancelottët: babai do të udhëheqë Brazilin drejt ëndrrës së një tjetër titulli botëror, ndërsa djali përpiqet të ndërtojë një identitet të vetin në futbollin europian.

 

Po ndodh...

ide