Stërvitja e parë e Alegrit te Milani, tifozët pushtojnë Milanelon: Mirë se u ktheve Maks!

Masimilano Alegri ka nisur zot punën edhe zyrtarisht si trajneri i Milanit, teksa pas prezantimit para mediave, ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me lojtarët kuqezinj në qendrën sportive të Milanelos. Ndaj klubi ka vendosur që të hapë dyert për tifozët.
Ata nuk janë lejuar në pjesën e parë të seancës stërvitore, ku Alegri ka dashur të flasë më privatisht me futbollistët që ishin të pranishëm. Por më pas, janë hapur dyert e qendrës stërvitore për mbështetësit e skuadrës me rreth 2 mijë të pranishëm që kanë përshëndetur me entuziazëm këtë stërvitje të parë të ekipit.
Mungonin pjesëtarët e “Curva Sud” të cilët vazhdojnë protestën kundër klubit, por tifozët e pranishëm ishin shumë entuziastë, teksa u shfaqën edhe parulla “Mirë se u ktheve Maks!” të shpalosura nga tifozët.
Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e lartë të klubit, mes të cilëve edhe presidenti Skaroni, i cili në fakt është pritur me vërshëllima sapo është pikasur nga tifozët.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


