Superliga/ Bylis dhe Elbasani ndajnë pikët, Mezani debuton me barazim
15 Shkurt 2025, 16:00 / SPORT

Bylisi dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Një përballje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkuan deri në fund fitoren. Tsague zhbllokoi i dha avantazhin Elbasanit në minutën e 11-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Megjithatë në pjesën e dytë, Berko barazoi shifrat për vendasit. Si Elbasani ashtu edhe Bylisi, iu afruan në disa raste golit të fitores, por gabuan në metrat e fundit.
Debutim me barazim për trajnerin e ballshiotëve, Gentian Mezani, i cili pasoi në stol të larguarin Nevil Dede.
Ky barazim mban Elbasanin në vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Bylis renditet i shtati me pesë pikë më pak.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

