Superliga/ Luhet në akset Rrogozhinë-Laç-Shkodër, zbulohen arbitrat e 3 sfidave

10 Dhjetor 2023, 11:35 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Luhet në akset Rrogozhinë-Laç-Shkodër, zbulohen

Do të luhen ditën e sotme 3 ndeshje të vlefshme për javën e 16-të të Abissnet Superiore. Sfida mjaft interesante që do të luhen në akset Rrogozhinë-Laç-Shkodër.

Erzeni do të presë në shtëpi Kukësin në ndeshjen që starton në orën 13:30. Arbitri kryesor për këtë sfidë është është Indrit Myrtja, ndërsa asistentët e tij janë Emigers Ganxhi dhe Xhuljo Mani. Arbitër i katërt i kësaj sfide është Ermis Çelaj. Ndërsa në VAR është caktuar Dorjan Maletaj së bashku me Kreshnik Bajramaj.

Erzeni-Kukësi:

Arbitër kryesor: Indrit Myrtja (Shkodër)

Asistent 1: Emigers Ganxhi (Elbasan)

Asistent 2: Xhuljo Mani (Tiranë)

Arbitër i 4: Ermis Çelaj (Vlorë)

Var: Dorjan Maletaj (Tropojë)

Avar: Kreshnik Barjamaj (Tiranë)

Tirana do të luajë në transfertën e vështirë të Laçit po në orën 13:30. Kryesori i kësaj sfide do të jetë Andi Koçi, ndërsa asistentët e tij janë Feliks Kolleshi dhe Taulant Kasa. Si arbitër i katërt është emëruar Daniel Vrapi. Në VAR do të jetë Juxhin Xhaja bashkë me Gerald Cenollin.

Laçi-Tirana

Arbitër kryesor: Andi Koçi (Durrës)

Asistent 1: Feliks Kolleshi (Tiranë)

Asistent 2: Taulant Kasa (Vlorë)

Arbitër i 4: Daniel Vrapi (Tiranë)

Var: Juxhin Xhaja (Tiranë)

Avar: Gerald Cenolli (Korçë)

Në krahun tjetër, në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë Vllaznia-Dinamo. Kjo ndeshje i është besuar Enea Jorgjit, ndërsa asistentët e tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha. Arbitër i katërt është Florjan Lata. Ndërsa në VAR janë emëruar Klodian Shahini me Astrit Mahmutin.

Vllaznia-Dinamo

Arbitër kryesor: Enea Jorgji (Elbasan)

Asistent 1: Denis Rexha (Tiranë)

Asistent 2 :Ridiger Çokaj (Lezhë)

Arbitër i 4: Florjan Lata (Durrës)

Var: Klodian Shahini (Durrës)

Avar: Astrit Mahmuti (Elbasan)

Po ndodh...