Superliga/ Vllaznia siguron fitoren e radhës, mposht Laçin në “Loro Boriçi”

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Laçit duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Pjesa e parë në “Loro Boriçi” u mbyll pa gola pavarësisht rasteve që u krijuan ndërsa vendasit shpërthyen me dy gola të shpejtë në fillimin e fraksionit të dytë të lojës.
Kuqeblutë shënuan fillimisht në minutën er 51-të me anë të Dodajt ndërsa vetëm pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 57-të shkodranët shënuan edhe golin e dytë. Një gabim i Kryeziut u shfrytëzua siç duhet nga Delaj, i cili çoi topin në rrjetë për 2-0.
Skuadra e Francesco Morieros nuk dorëzohet dhe arrin të rihapë ndeshjen në minutën e 70-të pasi shënuan me Bullain për të çuar shifrat në 2-1.
Në minutat e mbetura do të kishte të tjera raste të pastra, por ekipet nuk mundën të gjejnë më golin dhe kjo përballje përfundon në favor të kuqebluve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
