Supersfida që vendos kreun, “Arena e Demave” njeh vetëm një rezultat mes Partizanit dhe Egnatias
4 Dhjetor 2024, 13:24 / SPORT

Partizani dhe Egnatia janë përballur tri herë në stadiumin “Arena e Demave”, që nga sezoni 2022/23. Çfarë bie në sy është se të gjithë përballjet janë mbyllur me barazimin 1-1.
Dy herë Partizani ka gjetur avantazhin, ndërsa në përballjen e fundit e pati Egnatia. Asnjë prej tyre nuk ka arritur të ruajë epërsinë.
Kështu Egnatia mbetet klubi i vetëm nga Superiorja, që ka luajtur dhe nuk ka provuar shijen e humbjes në shtëpinë e Partizanit.
Kujtojmë se aktualisht kampionët ndodhen dy pikë larg “demave” që kryesojnë. Dhe e sigurt është se sfida e nesërme në orën 17:00 vendos se cili prej tyre do kryesojë Superioren pas 16 javësh.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
