Të fiksuar me “bomberin” serb, sheikët gati 90 milionë euro për “yllin” e Juventus

Është kthyer në një protagonsit me “Bardhezinjtë” e Juventus, por së shpejt, mund të kthehet në një protagonist, me tjetër fanelë “bardhezi”. “Bomberi” serb, Dusan Vlahovic u transferua me shumë bujë në Torino, teksa në janarin e vitit 2022, “Zonja e Vjetër” derdhi plot 83.5 milionë euro, në arkat e ‘Violëve” të Fiorentina, mirëpo duket se “aventurës” së tij, në veriun e Italisë po i vjen fundit.
Për “yllin” 23-vjeçar të sulmit interesohen, një sërë “gjigantësh” të Premier League dhe jo vetëm, teksa pas Arsenal, Chelsea e Manchester United, tashmë “Bardhezinjtë” e Neëcastle po mendojnë seriozisht transferimin e Vlahovic, në “St. James Park”, që në këtë merkato dimrit, me paratë që nuk mungojnë në bordin e “Laraskave” të Premier League.
“Numri 1” i klubit anglez, Princi i Arabisë Saudite, nuk “trembet” aspak nga kërkesa e Juventus në merkaton së verës, që sapo lamë pas, për shifrën e 80 milionë eurove, teksa sipas raportimeve të tabeloideve angleze ka dërguar një ofertë për “bomberin” serb, e cila ka shifrën e 90 milionëshit, duke vënë vërtetë në “mëdyshje”, rekordmenët e Italisë, të cilët do të mendohen jo pak, përpara se t’i japin një përgjigje klubit anglez.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

