“Tenis” që në start/ Bayern fiton thellë ndaj Leipzing, shkëlqejnë Olise me dopietë dhe Kane me tripletë. Luis Diaz rrëmben zemrat e tifozëve
22 Gusht 2025, 23:22 / SPORT

Pasi rrëmbeu Superkupën javën e kaluar, Bayern Munchen i bën një nisje fantastike sezonit të ri në Bundesligë, duke triumfuar 6-0 ndaj rivalëve të Leipzig në “Allianz Arena”.
Olise, Luis Diaz dhe Kane ishin fantastikë, i pari shënoi dopietë, i dyti një gol dhe dy asiste, ndërsa anglezi tripletë në pjesën e dytë. Një meritë edhe Gnabry me dy asiste në pjesën e parë.
Olise ishte protagonist me dy gola në pjesën e parë të sfidës, ndërsa një tjetër e shënoi Luis Diaz i cili u prezantua në mënyrën më të mirë me kampionatin gjerman.
Në pjesën e dytë pastaj protagonist absolut u bë Harry Kane, i cili shënoi tre gola, dy nga të cilët me asiste të Luis Diaz, duke mbyllur me një fitore shumë të thellë këtë javë të parë të kampionatit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

