
Teo shënoi pa shirit, Milani luajti 40 minuta pa kapiten në Seria A

Kur Majk Menja u dëmtua e më pas u zëvendësua ndaj Udinezes, shiriti i kapiteni nuk ndërroi krah. Sipas protokollit duhej të ishte Teo Hernandez, i cili nuk vuri asnjë shenjë dalluese. Kjo justifikohet me faktin se anësori ishte shumë i shqetësuar për fatet e shokut të ekipit.
Një harresë edhe nga ana e menaxherit të Milanit që nuk ndoqi protokollin, por edhe arbitrat nuk e vunë re këtë detaj.
Nëse Hernandez është kapiteni në mungesë të Menjasë, nuk duhet harruar gjithashtu se francezi u zëvendësua në minutën e 83-të, çka do të thotë se në minutat e fundit kuqezinjtë luajtën pa kapiten.
Gabia, Tomori apo dikush tjetër duhet të merrte gradën, megjithatë nuk do të ketë asnjë masë disiplinore sepse mangësia duhej të ishte sinjalizuar nga kryesori. Kjo ndeshje, megjithatë, hyn në histori për faktin se një lojtar kapiten shënoi pa pasur shiritin në krah.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128