Tërheqja e Grizman nga Franca, prapa vendimit qëndron “hija” e Kilian Mbape
Antuan Grizman i ka dhënë dje lamtumirën përfundimisht Francës. Sulmeusi zgjodhi që pas një dekade të tërhiqej, duke qenë në këtë periudhë kohë një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj, teksa kontribuoi me gola dhe asiste. Megjithatë, ky ishte një veprim i papritur për shuëmkënd.
Grizman nuk u tërhoq pas Europianit, por pasi ishte i pranishëm në ndeshjet e shtatorit. AI e ka marrë këtë vendim pasi ka kuptuar se roli i tij në radhët e Francës nuk ishte më ai i mëparshmi. Këtë e ka shpjeguar edhe “L’Equipe” i cili insiston se pikërisht ky grumbullim nga i cili u kthye i lodhur pas kritikave të shumta, shtyu Grizman të merrte vendimin.
Megjjtihatë, “goditja” më e madhe për Grizman ishte kur Deshamp e anashkaloi atë në procesin e caktimit të kapitenit të ri të skuadrës pas largimit të Loris. Vendosja e shiritit të kapitenit direkt në krahun e Kilian Mbape nuk i ka pëlqyer Grizman i cili që aty e kuptoi se nuk do të kishte më një rol qendror në projektin e “gjelave”, ndaj pak nga pak ai përgatiti largimin, të cilin e zyrtarizoi vetëm një ditë më parë.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128