
Tifoz në fushë dhe mesazh provokues, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë

UEFA ka nisur procedim disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për incidentet, përfshirë pushtimin e fushës dhe hedhjen e objekteve gjatë humbjes 2-1 nga Italia në Dortmund në Euro 2024 të shtunën.
Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë të dielën se kishte nisur gjithashtu procedurat për ndezjen e fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për “transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive”.
UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar.
Edhe pse tifozët kuqezi e kthyen në festë të madhe stadiumin e Dortmundit, organizata ndërkombëtare ka sinjalizuar veprime që bien ndesh me rregulloret e saj.
Hyrja e tifozit në fushën e lojës në minuta e fundit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen për pak çaste të ndeshjes, është pjesë e këtij hetimi disiplinor.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128