Tirana fiton në frymën e fundit përballë Kukësit, goli nga goditja e dënimit vendos takimin
5 Janar 2025, 16:05 / SPORT

Tirana ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në miqësoren e luajtur sot. Gjithçka nisi siç ishte planifikuar në stadiumin e Vorës, prej orës 13:30.
Fitoren e solli Bajroviç. Sulmuesi i afruar në merkaton e verës ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi në minutën e 93-të duke i dhënë fitoren bardhebluve.
Në këtë sfidë, Alfred Allamani u ul për herë të parë në stolin e Kukësit. Klubi verilindor ka bërë ndryshime, teksa aktualisht mban vendin e nëntë nga 12 skuadra në Kategorinë e Parë.
Bardheblutë e Maganit ndërkohë ndodhen në vendin e tetë në Superiore.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
