Tirana në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, eliminon Teutën pas 11-metërshave

Tirana ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë teksa ka eliminuar Teutën pas goditjeve së 11-metërshave.
Pas ndeshjes së parë çerekfinale mes Tiranës dhe Teutës të përfunduar pa gola, sfida e sotme në “Elbasan Arena” u mbyll 1-1. 120 përfunduan në barazim, ndërsa nga penalltitë më e saktë u tregua skuadra e Erbim Fagut.
Të parët që realizuan ishin durrsakët, në minutën e 28-të. Peposhi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Kozi.
Bardheblutë reaguan dhe ia dolën të vendosin ekuilibrat. Latifi realizoi në minutën e 90-të, për të dërguar kështu ndeshjen në shtesë. 30 minutat nuk prodhuan gol, me skuadrat që iu drejtuan penalltive.
Tirana festoi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë pas ekzekutimit të 11-metërshave.
I vetmi që gaboi për kryeqytetasit ishte Jonuzi ndërsa në krahun tjetër Kotobelli dhe Jazxhi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



