
Tonali flet për të ardhmen: Nuk kam folur kurrë për Juventusin, tek Interi s’do të isha 100% i lumtur

Në një intervistë të gjatë për Repubblica, ku rrëfeu për jetën e tij të re pas përballjes me varësinë nga lojërat e fatit, Sandro Tonali u ndal edhe te thashethemet e shumta të merkatos që e kanë përfshirë.
Duke folur për të kaluarën, ai u shpreh:
“Nuk e kam pranuar kurrë Interin, nuk do të isha 100% i lumtur”, ndërsa komentoi edhe për spekulimet që e lidhin me një kalim te Juventusi në muajt e ardhshëm.
"Me menaxherët e mi nuk kemi folur kurrë për një kalim te Juventusi", tha mesfushori i Newcastle, një ndër idhujt e tifozëve të ‘Magpies’.
“Dhe e di nga përvoja se, nëse nuk arrihet në atë pikë, atëherë nuk ka asgjë konkrete.
Për më tepër, këtu ndihem mirë me veten time, kam gjetur balancën time dhe nuk është e nevojshme ta trondit atë sërish.
Eksperienca në Premier League nuk më ka pasuruar vetëm financiarisht: kam zbuluar një vend të ri, një futboll të ri dhe një gjuhë të re. Ndihem i rritur”.
"Nuk kam pengje për largimin nga Milani"
Më tej, ish-mesfushori i Brescia-s u ndal edhe te largimi i tij surprizë nga Milani në verën e 2023-it, një transferim që i solli klubit rreth 60 milionë euro, pa përfshirë bonuset.
"Nuk kam pengje", shtoi ai. "Ideja për t'u kthyer te Milani një ditë ekziston, por nuk është mendimi i parë kur zgjohem në mëngjes.
Kur thua jo, duhet që edhe klubi të jetë dakord. Në tratativa është e vështirë të ketë dy ‘jo’ ose dy ‘po’: gjithmonë ka një ‘po’ dhe një ‘jo’.
Në klubet e mëdha, ku janë në lojë shumë para, besnikëria bëhet një utopi.
Me transferimin tim, nga njëra anë kam marrë diçka, por nga ana tjetër kam dhënë, duke ndihmuar Milanin të mbajë bilancin në ekuilibër”.
-
“Alarm” fals, rikuperohet Gjimshiti, në fushë kundër Venezia-s
27 Shkurt, 10:58

ide

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128