Tottenham shkatërron me 6 gola Leicester dhe e “fundos” në fund të tabelës

17 Shtator 2022, 20:50 / SPORT ALFA PRESS

Tottenham shkatërron me 6 gola Leicester dhe e “fundos” në

Tottenham ka shkaterruar Leicester 6-2 duke marrë kreun e rënditjes së Premier League së bashku me Man City.

Youri Tielemans, realizoi nga penalltia në minutën e 6’.

Kundërpërgjigja e Tottenhamit ishte e shpejtë, ku pas dy minutave lojë Harry Kane barazon rezultatin në 1:1.

Tottenhami vazhdoi presionin në “Dhelprat”, ku morri epërsinë në minutën e 21’ përmes mbrojtësit Eric Dier.

Por, Leicesteri gjeti rrugën drejt barazimit, ku James Maddison shënon në minutën e 41’ të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 2:2, gol ky i cili rezultoi të jetë i fundit për pjesën e parë.

Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Antonio Contes, ku gjeti edhe plot katër gola të tjerë për të siguruar tre pikët nga kjo ndeshje.


Heung-Min Son me tre gola (minuta 73’, 84’ dhe 86’) dhe Rodrigo Bentancur (minuta e 47’) vulosën fitoren 6:2 të Tottenhamit kundër Leicesterit.

Po ndodh...