Tragjedi e rëndë/ Insigne, talenti italian pëson humbjen e madhe

18 Shtator 2022, 13:46 / SPORT ALFA PRESS

Tragjedi e rëndë/ Insigne, talenti italian pëson humbjen e madhe

Insigne, ish-sulmuesi i Napolit e nisi aventurën e tij në Toronto duke shënuar 6 gola dhe 2 asistime në vetëm 10 ndeshje.

Edhe pse dukej sikur Insigne do të kapte majat në ekipin e tij të ri, në fakt nuk ndodhi kështu pasi Insigne po përjeton probleme të mëdha personale në familjen e tij.Nuk dihej cila ishte arsyeja, por në orët e fundit është zbuluar gjithçka se përse ish-kapiteni i Napolit u ndal.

Familja e tij po përjeton një moment të vështirë pasi bashkëshortja e tij, Jenny Darone, e cila ka qenë shtatëzënë në muajin e gjashtë, ka humbur fëmijën.

Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane, nuk e grumbulloi Insignen për arsye që të shpenzonte kohë me gruan e tij në këto momente të vështira.

 

Po ndodh...