Trajneri flet për ndeshjen ndaj Gjibraltarit dhe zbulon risitë e fundit në kampin kuqezi

3 September 2025, 17:24 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri flet për ndeshjen ndaj Gjibraltarit dhe zbulon risitë e

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën zyrtare para ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit. Një ndeshje e cila do të shërbejë si përgatitje për atë zyrtare ndaj Letonisë që luhet pak ditë më vonë në Tiranë.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën zyrtare para ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit. Një ndeshje e cila do të shërbejë si përgatitje për atë zyrtare ndaj Letonisë që luhet pak ditë më vonë në Tiranë.

“E dimë që duhet të luajmë kundër Letonisë në shtëpi në pak ditë dhe duhet ta përgatisim mirë sepse janë të fortë fizikisht. Janë shumë të organizuar dhe gjithashtu për pyetjen që i bëtë Marashit që vuajtëm në mbrojtje ndeshjen e parë, dua të them që vuajtëm si ekip edhe në pjesën e parë. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë dhe e fortë dhe duhet të përgatitemi. Lojtarët që munguan e dimë. Jemi në Kombëtare dhe jam këtu në 2-3 vjet dhe kanë ndodhur shumë gjëra dhe duhet të jesh gjithmonë i përgatitur për gjithçka dhe për listën e pritje. Për fat të keq kemi disa të dëmtuar po jam i lumtur që kemi të tjerë dhe nuk ka justifikime. Duhet të luajmë ndaj Letonisë.

Kur flet për Bajramin është e thjeshtë. Kishim një listë pritje, që me 17 gusht, dy javë më vonë nuk kisha asnjë përgjigje ndaj isha i lirë të bëja një listë, bëhet fjalë për lojtarët që merr. Kishim miqësoren dhe Letoninë. Një ditë më vonë, pas konferencës, dikush nga federata më telefonoi dhe më tha që Bajrami ka zgjedhur të ndërrojë federatën. Ishte të shtunën, fola me të rreth 30 minuta me telefon, gjithçka është qartësuar. Fat të mbarë, ndodh shumë shpesh në botë, edhe me eksperiencën në Brazil. 2-3 lojtarë flitnin për Brazilin apo Italinë. Asgjë më shumë se kaq, kjo është e vërtetë. Për fat të keq, por asgjë tjetër. I uroj më të mirën”, tha ndër të tjera Silvinjo.

Po ndodh...

ide