Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot elozhe portugezit: Punon shumë, në sulm dhe mbrojtje

13 Janar 2025, 14:48 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot elozhe portugezit: Punon shumë, në

Diogo Jota ishte kapiten i Liverpoolit për herë të parë këtë të shtunë, në fitoren 4-0 kundër Accrington Stanley për Kupën e Anglisë.

Në mungesë të kapitenit Virgil van Dijk për ndeshjen e raundit të tretë, Trent Alexander-Arnold mbajti shiritin e kapitenit që nga fillimi, por kur ai u zëvendësua në minutën e 60-të, e pati radhën portugezi për të qenë kapiten deri në fund.

Diogo Jota, i cili ishte titullar dhe luajti të gjithë ndeshjen, e përshkroi faktin që ishte kapiten si "një moment të veçantë" dhe lojtari u përmend pozitivisht të hënën nga trajneri Arne Slot, i cili foli për menaxhimin fizik të lojtarëve.

"Te gjithë lojtarët kanë 80% të të njëjtit program, 20% është individual.

Është dikush që më pëlqen ta kem në skuadër, më pëlqen ta kem në dispozicion. E panë si e rikthyem nga lëndimi.

Tani është gati të luajë 90 minuta. Është mirë ta kemi në dispozicion, shpresoj që të vazhdojë kështu," tha ai para ndeshjes së ardhshme për Premier League, kundër Nottingham Forest, të martën.

"Është një lojtar që punon shumë. Përdor çdo ditë për t'u bërë më i mirë.

Është kërcënim në sulm dhe punon shumë për të mbrojtur, prandaj është i mirë në të dyja aspektet.

Jota është një lojtar me përvojë, dhe kjo është arsyeja pse mbajti shiritin e kapitenit.

Mendoj se është lojtari që është më gjatë në shërbim të klubit ndër ata që ishin në fushë. Shpresojmë që të mbetet në formë," përfundoi ai.

 

Po ndodh...