Trajneri i Serbisë nuk përmbahet, fjalë tronditëse të Stojkoviç: Ndoshta ju doni që të humbasim ndaj Shqipërisë

Atmosfera te Serbia nuk duket edhe aq e qetë, nëse bëhet fjalë për trajnerin Dragan Stojkoviç. Ky i fundit është vendosur shpesh herë në qendër të kritikave.
Stojkoviç është shprehur së fundmi se nuk e ndjen presionin, që mundohet të krijohet. Për më tepër, fjalët e tij ishin tronditëse pasi në konferencë tha edhe se ndoshta ndonjë prej tyre do që të vijë humbja ndaj Shqipërisë.
“Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm. Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviç në konferencë për shtyp.
Trajneri i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë. Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviç si një prej tyre.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
