Trajneri i Tootenham: Gjithmonë kam besuar në instinktin tim, nuk mund të përfundonte më mirë

SPANJE - Tottenhami fiton finalen e Europa League dhe siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Spurs triumfuan 1-0 në San Mamés në Bilbao falë një goli të Johnson.
Të besuarit e Postecoglou hynë në ndeshje pas një humbjeje 2-0 ndaj Aston Villa në Premier League javën e kaluar.
Spurs, në përgjithësi, kishin pësuar 3 humbje dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e tyre të fundit në ligë.
Pas finales së Europa League të fituar nga Tottenhami i tij, trajneri Ange Postecoglou foli për ndeshjen në mikrofonat e SkySport .
Ai e filloi intervistën duke folur për ndeshjen dhe arritjen e 100 ndeshjeve në stolin e Spurs: “Kjo ndeshje nuk mund të kishte përfunduar më mirë.
Ndihem sikur kam kaluar më shumë se 100, për të qenë i sinqertë, por nuk mund të jem më krenar për stafin dhe lojtarët e mi.”
Trajneri i Tottenhamit vazhdoi: “Gjithmonë kam besuar në instinktet e mia dhe e dija që mund të ndryshoja diçka.
Nuk ka rëndësi sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh dhe në fund fituam dhe e ngritëm kupën.”
Në fund trajneri australian shtoi: “Do të zhgënjehesha nëse nuk do të mund të vazhdoja në rrugën time tani, unë jam fitues, kam qenë gjatë gjithë karrierës sime”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128